Lajm bombastik nga Italia, Juventus transferon yllin e kombëtares.
Cristiano Giuntoli nuk ndalet, është sërish në kërkim të zgjidhjeve më të mira për Juventusin e tij, në funksion të sezonit të ardhshëm, i cili duhet të jetë kompetitiv në çdo drejtim.
Pra, nëse dëmtimi i pësuar nga Arek Milik në ndeshjen e fundit para Europianit ia ka komplikuar planet, drejtori bardhezi ende po punon për të zgjidhë çdo “nyjë”.
Në fakt, sipas “Gazzetta dello Sport”, duket se emri i Armando Brojës është rikthyer në skenë për “Zonjën e Vjetër”.
Chelsea aktualisht dëshiron ta lërë shqiptarin të largohet vetëm në mënyrë të përhershme, megjithatë nuk duket se po vjen asnjë ofertë që do t’i kënaqte dëshirat e bluve të Londrës.
Kjo është ajo ku Giuntoli mund të kapet fort, të sigurojë huazim me të drejtë blerjeje të sulmuesit të kombëtares kuqezi.
Broja mund të ishte një zgjedhje e shkëlqyeshme, pasi do të zinte “slotin e bonusit”, që mund ta zënë vetëm lojtarët shqiptarë ose anglezë. Dy vendet e tjera aktualisht janë të zëna nga Adzic dhe Douglas Luiz.
Sulmuesi shqiptar konsiderohet nga ideal nga trajneri Motta për të zëvendësuar serbin Dusan Vlahovic, për shkak të karakteristikave të tij.