Ndizet merkatoja e Milanit, gati 3 dhurata për Fonsecan

Këto ditë janë shumë vendimtare për merkaton e Milanit.

Drejtuesit po punojnë t’i sjellin të tjera përforcime Paulo Fonsecas pas Alvaro Moratës dhe mbrojtësit Pavlovic.

Edhe pse vetëm takime miqësore, sukseset e kuqezinjve përballë Manchester Cityt dhe Realit të Madridit kanë ngrohur disi atmosferën. Puna e trajnerit të ri po jep frytet e para dhe optimizmi është shtuar.

Tani merkatoja, pasi kontingjenti duhet forcuar dhe operacionet e nisura duhen mbyllur. Dhe te Milani kanë gati 3 goditje sipas raportimeve të Gazzetta dello Sport.

Bëhet fjalë për Emerson Royal (Tottenham), brazilianin që do të forcojë linjën e djathtë të prapavijës, por jo vetëm.

Në mesin e fushës do të zbarkojë francezi Youssouf Fofana nga Monaco, ndërkohë që afër është edhe marrëveshja për portierin Scuffet.

Dëmtimi i Sportiellos ka ndikuar që drejtuesit e Milanit të hidhen në sulm për “gardianin” e ishullorëve të Cagliarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here