Milan-i vazhdon të lëvizë në merkato për të forcuar sulmin.
Interesimi i klubit “kuqezi” për Tammy Abraham, sulmues i Roma-s, është i njohur prej kohësh.
Ndërsa ka luajtur shumë pak, për shkak se sezoni që iu karakterizuar nga lëndimet, Abraham është në kërkim të një ekipi ku mund të rikthehet në formën e tij më të mirë dhe bashkimi me Milan-in mund të jetë mundësia e duhur.
Të dy klubet janë duke diskutuar për përfitimet e kësaj lëvizjeje dhe duke ditur se Fonseca ka konsideratë të lartë për Abraham, gjuha e përbashkët mes palëve mund të gjendet pa shumë vështirësi.