Matts Hummels, i cili mbeti lojtar i lirë pas largimit nga Borussia Dortmund këtë verë, është ende në kërkim të një skuadre për sezonin e ri, për të vijuar karrierën e tij.
Sipas “Bild”, lojtari 35-vjeçar i tha së fundi “JO” një transferimi te Bologna dhe mundësisë për të luajtur në Champions League, pasi në planet e tij është një tjetër ekip italian.
Bëhet fjalë për Milan, që po mendon të sjellë një futbollist me përvojë në repartin mbrojtës, duke parë se do të luajë në shumë fronte sezonin e ri.
Për momentin kuqezinjtë janë thjesht duke monitoruar situatën, por kanë patur edhe një kontakt me menaxherin e lojtarit. Ideja është e një kontratë 1-vjeçare, me opsion për një vit të dytë.