E konfirmon Fabrizio Romano, Milan siguron përforcimin e madh

Milan siguron goditjen e tretë në merkato.

Pas Pavlovic dhe Morata, klubi kuqezi siguron përforcimin e tretë në merkaton e verës. Fjala është për Emerson Royal, anësorin brazilian që aktualisht luan me Tottenham.

Siç është konfirmuar nga Fabrizio Romano, lojtari vjen te kuqezinjtë për 15 milionë euro, plus bonuse.

Një operacion kompleks po përmbyllet me sukses, duke qenë se ka nisur që në fillim të merkatos verore.

Megjithatë, Milani nuk u dekurajua nga javët që kaluan pa gjetur zgjidhje dhe në fund arriti te “tymi i bardhë”.

Me Emerson Royal tashmë të siguruar, për të cilin mungon vetëm njoftimi zyrtar, tregu i transferimeve të Milanit pasurohet, por nuk ka përfunduar.

Fushata e nënshkrimeve të kuqezinjve nuk ndalon këtu, duke qenë se në mendjet e drejtuesve ka elementë të tjerë për t’ia shtuar skuadrës së Fonseca.

Roli i parë që do të plotësohet është ai i mesfushorit. Një emër qarkullon prej javësh për këtë pozicion,

Youssouf Fofana i Monaco. Marrëveshja me lojtarin tashmë ekziston, ndërsa mungon ajo me klubin francez.

Ditët e fundit prioritet i ishte dhënë Emerson Royal dhe për këtë arsye, duke pasur parasysh përfundimin pozitiv në këtë pistë, Milani tani mund t’i rikthehet sulmit me vendosmëri më të madhe për të mbyllur blerjen e katërt të mundshme të merkatos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here