Ditë shumë e nxehtë te Juventusi, me shumë tema transferimi dhe jo merkato në axhendë. Nëse dje, sa i përket skuadrës së Thiago Motta-s ishte momenti i prezantimit të Juan Cabal, nga pikëpamja e tregut ka pasur lajme shumë të rëndësishme në orët e fundit.
Emri i parë mbetet ai i Teun Koopmeiners. Pranimi i Gasperinit, i cili shpjegoi se holandezi dëshiron vetëm Juventusin, në fakt e ka përshpejtuar procesin. Lojtari prej disa kohësh ka një marrëveshje me bardhezinjtë dhe në orët në vijim palët do të përshpejtojnë negociatat, duke nisur nga një propozim prej 50 milionë euro, plus bonuse.
Pastaj, Jean-Clair Todibo, mbrojtësi francez, është i zgjedhuri për prapavijën bardhezi. Negociatat me Nice po ecin dhe akordi është afër. Një operacion i cili në total, mes huazimit dhe shlyerjes së plotë, do të arrijë në 35 milionë lekë.
Pista e tretë në merkato ka emrin e Nico Gonzalez. Argjentinasi është i zgjedhuri për të forcuar sulmin, me Juventusin që do t’i vendosë “në pjatë” propozimin prej 30 milionë euro Fiorentinës, duke marrë parasysh edhe bonuset e ndryshme.
Ndërkohë, edhe për largimet po punohet te “Zonja e Vjetër”. Daniele Rugani është gati të nënshkruajë me Ajax-in, marrëveshjet janë të gjitha, pritet vetëm që klubi holandez ta shesë Medicin te St.Pauli. Pastaj gjithçka do të bëhet zyrtare. Më në fund, Marley Ake është zyrtarisht një lojtar i ri i Yverdon Sport në Zvicër.