Armando Broja do të largohet nga Chelsea dhe kjo tanimë është e sigurt.
Sulmuesi shqiptar është përjashtuar nga skuadra e parë e Chelseat nga trajneri Enzo Maresca i cili nuk llogarit në shërbimet e tij dhe dy yjeve të tjerë si Romelu Lukaku dhe Trevoh Chalobah.
Megjithatë mbetet të shihet se ku do ta vazhdoj karrierën ylli shqiptar, pasi ofertat nuk mungojnë në drejtim të tij.
Milani është rikthyer në garë për sulmuesin dhe dëshiron një zëvendësim të spanjollit Alvaro Morata.
Rosonerët e duan shqiptarin si huazim me të drejtë blerje dhe ditët në vijim pritet të fillojnë bisedimet me Blutë e Londrës.