Lajm bombastik, Juventus transferon yllin e Milanit

Juventus për shopping në Milano.

Juventusi ka piketuar Pierre Kalulu për të forcuar mbrojtjen në dispozicion të Thiago Motta.

Me dështimin e pistës Todibo, i cili preferoi të pranonte ofertën e West Ham në Premier League, drejtuesit e Juventusit trokitën në derën e Milanit për të shqyrtuar mundësinë e shitjes së qendërmbrojtësit francez, i cili gjithashtu është i aftë të luajë në krah.

Dëshira e Juventusit, i cili ka marrë dakordësinë e lojtarit, që nuk është titular kuqezi, për transferimin, është të krijojë një negociatë për huazim të shtrenjtë.

Nga ana tjetër, “Djalli” dëshiron të mendojë vetëm për një transferim të përhershëm.

Pikërisht këtu qëndron problemi i një biznesi që mund të lindë, rritet dhe materializohet në një kohë të shkurtër.

Juventusi i ka dërguar tashmë Milanit propozimin e parë zyrtar, shenjë e synimeve serioze në diskutime, për një huazim të rëndë vjetor prej 3 milionë euro, plus 14 milionë euro blerjeje të detyrueshme, por vetëm me plotësimin e disa kushteve.

Klubi kuqezi, megjithatë, ka bërë të ditur se është i gatshëm të flasë për këtë çështje vetëm në prani të një oferte për transferim të përhershëm te Juventusi, jo më pak se 20 milionë euro.

Në fakt, Kalulu, ndryshe nga Thiaw, nuk ishte ndër lojtarët e hedhur zyrtarizsht në treg nga drejtuesit e kuqezinjve.

Megjithatë, ardhjet e Pavlovic dhe Emerson Royal (në qendër dhe krahun e djathtë të mbrojtjes) kanë kufizuar më tej hapësirën e francezit, i cili i prekur nga dëmtimet humbi vendin përkrah Tomori, sezonin e kaluar.

Sidomos për këtë arsye, francezi ka dhënë tashmë gatishmërinë e tij për të ndryshuar klub.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here