Shkëmbim spektakolar: Chiesa bëhet Rosoner, ndërsa ylli i Milanit te Juve

Bomba e merkatos së verës, Milan dhe Juventus shkëmbejnë yjet e tyre.

Dy gola në dy ndeshjet e fundit të kampionatit (ndaj Bologna dhe Monza) nën drejtimin e Monteros ishin një trampolinë e bukur për Federico Chiesa.

Me ardhjen e Thiago Mottas në stol, drejtuesit e Juves kanë vendosur që ta nxjerrin 26-vjeçarin në shitje.

Tuttosport, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar Chiesa mund të transferohet tek Milani falë një shkëmbimi spektakolar.

Sipas Tuttosport, agjenti i Chiesas, Fali Ramadani, ka zhvilluar një takim me Giuntolin për të diskutuar rreth mundësisë së shkëmbimit me Saelemaekers.

Saelemaekers ishte i preferuari i Mottas te Bologna dhe trajneri brazilian ka dhënë dritën jeshile për këtë operacion.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here