Federico Chiesa mbetet në Serie A.
Federico Chiesa është njëri nga lojtarët më të përfolur gjatë kësaj merkatoje, pasiqë me ardhjen e Thiago Mottas në stol, drejtuesit e Juventusit kanë vendosur që 26-vjeçarin ta nxjerrin në shitje.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se agjenti i Chiesas, Fali Ramadani ka nisur bisedimet me Romën.
Sipas Calciomercato, Roma është favorit për të siguruar shërbimet e Chiesas dhe arritja e marrëveshjes është vetëm çështje kohe.