Scudetto do të rikthehet në Torino, Juventus siguron edhe dy super goditje në merkato

Juventus pa frena në merkato.

Francisco Conceição drejt Juventusit! Këtë e bën të ditur gazeta portugeze ‘A Bola’ në faqen kryesore të faqes së saj. Një marrëveshje që do të arrijë së shpejti, shkruhet ne portalin e njohur. Klubi italian do ta marrë në huazim anësorin sulmues nga Porto me detyrim blerje për rreth 30 milionë euro.

Një nga pikat ende për t’u zgjidhur është vlera e klauzolës së opsionit që do të ushtrojë Juventusi në fund të sezonit, e cila do të jetë 30 ose 35 milionë euro bashke me bonuse.

Burime të Portos konfirmuan për mediat portugeze se shitja e Francisco Conceição-s është rruga më e mirë për të gjitha palët, pasi ai do ta kishte te veshtire të luante nën drejtimin e trajnerit Vítor Bruno.

Formalizimi i marrëveshjes është i pashmangshëm dhe palët besojnë se do të kalojë pak kohë derisa Francisco Conceição të largohet nga klubi portugez për të shkuar në ekipin e Thiago Motta-s.

Sakaq, Juventusi ka arritur akordin me Milanin per Kalulu qe eshte huazim me te drejte blerje. 3.5 mln euro huazim dhe 14 mln euro blerje plus 3 mln euro bonuse dhe 10% te kartonit ne favor te kuqezinjve per nje rishitje te ardhshme. Kontrata 1 vit + 4 nese konfirmohet dhe blihet Kalulu me rrogen gati 2.3-2.4 mln euro ne sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here