Fabrizio Romano, Milan siguron përforcimin e madh

Milan siguron goditjen e tretë në merkato.

Pas Pavlovic, Morata dhe Emerson Royal klubi kuqezi siguron përforcimin e katërt në merkaton e verës. Fjala është për Youssouf Fofana, mesfushorin francez që aktualisht luan me Monaco.

Siç është konfirmuar nga Fabrizio Romano, lojtari vjen te kuqezinjtë për 25 milionë euro, plus bonuse.

Një operacion kompleks po përmbyllet me sukses, duke qenë se ka nisur që në fillim të merkatos verore.

Megjithatë, Milani nuk u dekurajua nga javët që kaluan pa gjetur zgjidhje dhe në fund arriti te “tymi i bardhë”.

Me Fofana tashmë të siguruar, për të cilin mungon vetëm njoftimi zyrtar, tregu i transferimeve të Milanit pasurohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here