Adrien Rabiot mbetet në Serie A.
Mesfushori francez, Adrien Rabiot u largua nga Juventusi pas katër sezoneve me fanellën e Biankonerëve.
Francezi vendosi që të mos rinovojë kontratën me Zonjën e Vjetër dhe tani është futbollist i lirë.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Rabiot do të mbetet në Serie A, pasiqë Milani e ka riaktivizuar pistën për transferimin e tij.
Rosonerët janë në kërkim të përforcimeve për repartin e mesfushës dhe kanë vendosur që ta transferojnë Rabiot me parametra zero.