Intelegjenca artificiale parashikon fituesin e Serie A për sezonin 2024/25

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i sezonit të ri të Serie A.

Skuadrat kanë mbyllur fazat përgatitore, teksa janë gati për një sezon intensiv. Vetëm disa ditë para startit të kampionatit, portali i specializuar për statistikat sportive “OPTA” ka bërë parashikim e saj.

“OPTA” ka bërë parashikim me anë të inteligjencës artificiale për gjithë tabelën e renditjes së kampionatit italian për sezonin 2024-2025. Bie ne sy që sipas inteligjencës artificiale, titulli kampion diskutohet mes Interit dhe Atalantës, me këtë të fundit që është surprizuese.

Juventusi mban vendin e 3-të në tabelën e renditjes, ndërsa Milani kap zonën Champions League si vend i katërt. Në krahun tjetër, ekipet që bien në Serie B, sipas “AI”, janë Venezia, Cagliari dhe Como.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here