Një tjetër kryevepër nga Marotta.
Interi vazhdon të jetë shumë e dhënë pas transferimeve me parametra zero dhe duket se një tjetër lojtarë që i përfundon kontrata është futur në radarët e zikaltërve.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Marotta synon transferimin e Jonathan David nga Lille verën e ardhshme me parametra zero.
David do të qëndrojë te Lille edhe për një sezon, për tu larguar verën e ardhshme si futbollist i lirë.
Sipas Calciomercato, Marotta synon të përfitojë nga kjo mundësi dhe ta transferojë kanadezin në Milano me kosto zero.