Inter pa frena në merkato.
Tani që ardhjet e Mehdi Taremit, Piotr Zielinskit dhe Josep Martinez janë finalizuar, Interi vazhdon të punojë per merkaton e transferimeve të sezonit të ardhshëm, duke u fokusuar kryesisht në një përforcim të mëtejshëm për repartin e mbrojtjes.
Interi e ka zgjedhur mbrojtësin që kërkon trajneri Inzagi. Bëhet fjalë për Tomas Palacios, argjentinasi që ditën e djeshme nuk u grumbullua nga skuadra e tij.
Auzilio ka qenë në bisedime konstante me menaxherin e lojtarit dhe klubin e Taleres.
Një operacion që mund të shkojë afro 6 milionë euro dhe pritet që të mbyllet shumë shpejt.
Zikaltrit kanë hequr dorë nga Xhovani Leoni për t’i përqendruar forcat vetëm në Argjentinë.