Milani i madh po kthehet.
Paulo Fonseka dëshiron të transformojë Rafael Leaon. Duke e bërë një lojtar “ndryshe”, siç shpjegoi pas trofeut “Berluskoni” të martën mbrëma. Ish-trajneri i Lilës ka një ide në kokën e tij: nëse Rafa mëson përmendësh futbollin dhe lëvizjet që i kërkohen, do të afrohet më shumë në zonën e rreptësisë dhe do të jetë më i mprehtë para portës.
Ajo që i ka munguar pak që nga fillimi i aventurës së tij kuqezi duke qenë se ka shënuar “vetëm” 58 gola në 210 paraqitje. GRUMBULLIMI— Të dy kishin sfiduar njëri-tjetrin kur Fonseka ishte në stolin e Romës dhe Leao në fushë me Milanin, por ata thelluan njohjen e tyre kur, para Kampionatit Europian, kur trajneri shkoi për të vizituar futbollistin e tij të ardhshëm në stërvitjen e kombëtares portugeze. Asokohe, Paulo i kishte shpjeguar tashmë se çfarë kishte në mendje, por puna e vërtetë nga pikëpamja taktike filloi kur numri 10 iu bashkua ekipit gjatë turneut në Shtetet e Bashkuara. Ballë për ballë në çdo seancë filloi procesi i transformimit që ka në mendje tekniku. Është e qartë se do të duhet kohë për të ndryshuar “zakonet” e talentit nga Almada, por rruga është marrë dhe ndjesia është se nuk do të ketë kurrë kthim prapa.
GJUHA — Gjatë pjesës së parë të “Berluskoni” Fonseka e kishte Leaon gjithmonë përpara pankinës së tij dhe e kontrolloi atë me telekomandë siç bën shpesh Konte me lojtarët e tij. Ai nuk përdori italishten, por për të qenë edhe më efektiv dhe për t’u futur në mendjen të kampionit të tij, i foli drejtpërdrejt në portugalisht. Rezultatet? Rafa nuk shënoi, por me topin në këmbë tentoi më shpesh të zbriste në qendër për të tentuar portën. Dakord, pothuajse gjithmonë e ndalonin kur tentonte atë lëvizje në vend që të kërkonte fundoren për krosime, por me sa u pa respektoi udhëzimet teknike. Fonseka dëshiron që Leao t’i afrohet portave kundërshtare dhe ndonjëherë edhe të veprojë si qendërsulmues, sepse ai e di që Morata pëlqen të lëvizë gjerësisht në të majtë për të krijuar hapësirë për shokët e tij. Rafa me shpejtësinë e tij duhet të kridhet dhe më pas të shënojë, duke përmirësuar përqindjen realizuese. Me Zhirunë, i cili sigurisht ishte më shumë lojtar zone se spanjolli, kishte më pak korridore, ndërsa tashmë rrugën drejt portës do ta hapë inteligjenca taktike dhe karakteristikat e ish-lojtarit të Atletikos së Madridit.
FAZA MBROJTËSE – Dhe pastaj është faza pa top: për të rikuperuar topin në një zonë më të rrezikshme, numri 10 gjithashtu duhet të marrë pjesë në presion në mënyrë të bindur, por edhe të bëjë përpjekje për të mbuluar korsinë e majtë sepse pas tij ka një mbrojtës krahu si Teo Hernandez që nuk është fort difensiv. Fonseka, gjithsesi, është i bindur se bashkëkombësi i tij është gati të bëjë hovin përfundimtar në cilësi dhe se atësia do të favorizojë nga pikëpamja mendore. Kjo do ta çmendë “San Siro”- n i cili që tani është çmendur pas tij dhe sa herë që Rafa prek topin, tifozët janë gati të shpërthejnë. Ndoshta do ta bëjë më shpesh falë Fonsekës.