Bomba e merkatos, Federico Chiesa tek rivalët e Juves.
Federico Chiesa është njëri nga lojtarët më të përfolur gjatë kësaj merkatoje, pasiqë me ardhjen e Thiago Mottas në stol, drejtuesit e Juventusit kanë vendosur që 26-vjeçarin ta nxjerrin në shitje.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Chiesa ka arritur marrëveshje me Interin.
Chiesa ka rënë dakord që t’i bashkohet zikaltërve dhe tani mbetet që Inter të shesë njërin nga dyshja Arnautovic-Correa, për të kompletuar operacionin.