Skuadër e frikshme, Juventus transferon tre yje për €118m

Jo një, por tre blerje.

Tre afrime që do t’u bashkohen 4 lojtarëve që ka transferuar Juventusi deri tani dhe do të shërbejnë për të rritur nivelin e organikës së bardhezinjve.

Sepse ky është diktati i vendosur nga adminsitratori i deleguar Mauricio Skanavino: “Zonja e Vjetër” për sezonin 2024-2025 duhet të jetë kompetitive në të gjitha frontet. Në ditën kur u zyrtarizua Huan Kabal, moskëtieri i katërt i merkatos së verës për bardheiznjtë, Xhuntoli ka “pranuar” edhe 3 dhurata të tjera për Tiago Motën.

Objektivi kryesorë mbetet Teun Koopmeiners, për të cilin Biankonerët janë gati të shpenzojnë 60 milionë euro.

Goditja tjetër është sulmuesi i Fiorentinës, Nico Gonzalez, për të cilin Zonja e Vjetër do të shpenzojë 30 milionë euro.

Goditja e tretë është sulmuesi i Porto, Francisco Conceicao, kartoni i të cilit vlerësohet 28 milionë euro. Tre goditje për 118 milionë euro në total.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here