Bomba e merkatos, Paulo Dybala transferohet tek gjiganti italian

Paulo Dybala largohet nga Roma, por mbetet në Serie A.

Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala, shkëlqeu me Romën sezonin që lamë pas duke realizuar 16 gola dhe 10 asistime në 39 ndeshje të luajtura.

Edhe përkundër formës së shkëlqyer, Dybala nuk është qendër të projektit të Romës dhe ka vendosur të largohet nga Olimpico.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Inter është rishfaqur në skenë për Dybalan dhe se zikaltrit kanë nisur bisedimet me agjentin e argjentinasit.

Klauzola e Dybalas është vetëm 12 milionë euro, shifër aspak problematike për Interin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here