Federico Chiesa me skuadër të re.
Barcelona është e vendosur të marrë një sulmues të majtë para mbylljes së merkatos.
Nico Willimas nuk është më një alternativë dhe katalanasit duket se kanë zgjedhur të marrin Federico Chiesa-n, i cili nuk bën më pjesë në planet e Juventus-it.
Sipas Sport, lojtari ka pranuar kushtet e kontratës që i kanë ofruar katalansit. Chiesa është i gatshëm të pranojë një ulje të rrogës dhe të paguhet 4.5 milionë euro në sezon.
Sipas Relevo, Barcelona ka caktuar një limit prej 15 milionë euros për kartonin e futbollistit. Spanjollët nuk duan të paguajnë më shumë se kaq, por bardhezinjtë kërkojnë një shumë të përafërt me 20 milionë euro.
Gjithmonë sipas mediave spanjoll,e Barcelona nuk ka bërë akoma një ofertë zyrtare, por po e përgatisin. Chiesa do të ishte një goditje shumë e mirë “low-cost” nëse do të kthehej në formën e treguar pak vite më parë.