Drejtuesi i Milan-it, Giorgio Furlani, i ka mbyllur me vendosëmri derën një transferimi të mundshëm të Rafael Leao-s te Barcelona.
“Është 100% e sigurt që do të qëndrojë me ne. A jam i qartë?”, ka thënë Furlani.
Në ditët e fundit kanë filluar të qarkullojnë zëra se katalanasit do të bënin një lëvizje të bujshme për portugezin.
El Chiringuito TV foli me Furlani-n në qendrën stërvitore të Milanello-s dhe mori një përgjigje kategorike kur e pyeti drejtuesin kuqezi në lidhje me të ardhmen e Leao-s.
“Ka zero mundësi që të shkojë te Barcelona”.
– Rafael Leao do të qëndrojë te Milan-i këtë sezon?
“Sigurisht, 100 për qind”.
– Edhe nëse kërkon të shitet?
“Nuk do të kërkojë. Jeni të kënaqur? A isha i qartë?”.