Bisedimet kanë nisur, Juventus transferon yllin 80 milionësh

Juventus ka gati goditjen e rradhës.

Juventus po zhvillon bisedime me Manchester United për Jadon Sancho, sipas Sky Sports UK, dhe po diskuton gjithashtu kushtet personale me sulmuesin me vlerë 47 milionë euro.

Raporti sugjeron se ata kanë një ‘interes të fortë’ për lojtarin dhe po eksplorojnë kushtet e një marrëveshjeje, si dhe po flasin me përfaqësuesit e lojtarit për kushtet personale.

Sancho mund të jetë një alternativë për Nico Gonzalez, ose një lojtar i shtuar për lojën nga krahët, pasi ai mund të luajë në të majtë ose në të djathtë.

Ky hap vjen pasi Fiorentina njoftoi se nuk janë krijuar ‘kushtet e duhura’ për të shitur Nico Gonzalez tek Juventusi, pasi kërkon 40 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here