Humbja 2-1 kundër Parma-s të shtunën nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Milan-it, të cilët nuk i kanë kursyer kritikat ndaj trajnerit dhe lojtarëve pas ndeshjes.
Megjithatë, ka qenë një lojtar që është kritikuar më shumë se të tjerët. Po flasim për Theo Hernandez, i cili është fajësuar për të dy golat e shënuar nga Parma, që kanë ardhur në anën e tij.
“Problemi më i madh është se nuk vrapon, por ecën”, ka shkruar një tifoz.
“Shëtit në fushë. Lodhet shumë në fazën sulmuese dhe më pas ka vështirësi në atë mbrojtëse”, ka shkruar një tjetër.
“Mbrojtësi i krahut më i fortë në botë ecën në fushë”, është tallur një tjetër.
“Kjo është e papranueshme”, ka qenë kritika e një tifozi.
“Mjafton të thuash se nuk ke dëshirë të luash”, ka qenë një tjetër koment.
 
Il secondo gol del Parma nasce da una scelta assurda di Leao, che cerca un passaggio che non esiste e non Pulisic a due passi (completamente solo). E guardate la differenza di passo fra Theo Hernandez (uguale sul primo gol) e Cancellieri… #ParmaMilan pic.twitter.com/rZyGoBpDVx
— Pasquale La Ragione (@pasqlaragione) August 24, 2024
Theo Hernandez 🤡🤡🤡 pic.twitter.com/I5m3RiXD4R
— SRF (@S_RF_CA) August 25, 2024