Lajm bombastik nga Italia, Milan ka gjetur trajnerin e ri.
Paulo Fonseca nuk e ka nisur aspak mirë aventurën e tij me Milanin, duke u mposhtur nga Parma dhe duke marrë vetëm një pikë me Torinon.
Pas dy ndeshjeve të luajtura, Milan renditet në pozitën e 14-të dhe kanë nisur të qarkullojnë zërat për shkarkimin e Fonsecas.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se në rast se Fonseca shkarkohet, Milan e ka piketuar Massimiliano Allegrin si zëvendësues.
Allegri është i lirë pas aventurës me Juventusin dhe është i gatshëm që të rikthehet në San Siro.