Juventus pa frena në merkato.
Juventusi është një nga protagonistët më të mëdhenj të këtij ritmi final të merkatos. Të dielën, klubi bardhezi mirëpriti Nico Gonzalez, e hëna konsiderohet dita e Francisco Conceicao, që vjen nga Porto me formulën e rëndë të huazimit.
Tashmë pritet përgjigja e Atalantës pas mega-ofertës për Teun Koopmeiners prej gati 60 milionë eurosh. Presidenti Percassi tashmë është i bindur se nuk mund ta mbajë mesfushorin holandez dhe në orët në vijim do të revizionojë rezervat e fundit për këtë transferim.
Nuk mbaron këtu, sepse Cristiano Giuntoli dëshiron të mbyllë edhe huazimin e Jadon Sancho nga Manchester United. Pasi ka rakorduar shitjen e Federico Chiesa te Barcelona dhe, ndoshta, të Filip Kostic te Fiorentina, klubi bardhezi është gjithashtu gati ë mbyllë huazimin e ish-anësorit të Borussia Dortmundit.
Juventusi e zyrtarizoi blerjen e Nico Gonzalez me këtë deklaratë për shtyp: “Juventus Football Club S.p.A. njofton se ka arritur një marrëveshje me kompaninë ACF Fiorentina për blerjen, në baza të përkohshme deri më 30 qershor 2025, të të drejtave për paraqitje sportive futbollistit Nicolas Ivan Gonzalez për një tarifë prej 8 ëmilion eurosh, përveç tarifave shtesë prej 0.4 milion eurosëh.
Marrëveshja parashikon gjithashtu detyrimin nga ana e Juventusit për t’i blerë përfundimisht performancat sportive të lojtarit në rast të shfaqjes së kushteve të caktuara. Shuma e rënë dakord për blerjen e mundshme përfundimtare është e barabartë me 25 milionë euro, e pagueshme në tri vite financiare, përveç tarifave shtesë prej 3.1 milionë eurosh.
Kjo shumë mund të rritet gjatë kohëzgjatjes së performancës sportive të lojtarit me 5 milionë euro, falë arritjes së objektivave të caktuara sportive. Nisur nga probabiliteti i lartë i shfaqjes së kushteve të mësipërme, ky transaksion, për qëllime kontabël, kualifikohet si blerje përfundimtare nga sot për një shumë totale prej 33 milionë euro.
Për më tepër, saktësohet se vlerësimi përfundimtar në lidhje me njohjen kontabël të operacionit do të kryhet për qëllime të përgatitjes së raportit sjysmë-vjetor më 31 dhjetor 2024, miratimi i të cilit pritet në shkurt 2025”.