Milan merr vendimin për Theon dhe Leaon.
La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Milani nuk do ta ndëshkojë dyshen Rafael Leao dhe Theo Hernandez pasi dyshja nuk iu bashkuan bashkëlojtarëve gjatë pauzës për të pirë ujë ndaj Lazios.
Sipas Gazzettas, Milani nuk pritet që t’i ndëshkojë ata. Mbrëmjen e djeshme, dyshja në fjalë shkaktuan polemika duke ‘injoruar’ në njëfarë forme trajnerin dhe bashkëlojtarët.
Ata vendosën të qëndrojnë në kahun e kundërt të fushës teksa Paulo Fonseca po iu dhuronte instruksione pjesës tjetër të ekipit.
Që të dy yjet u futën në këtë takim nga banka rezervë, kështu që mediat dhe tifozët menduan se ky gjest i tyre ishte për të shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit të trajnerit.
Theo, sidoqoftë, pas ndeshjes kishte shpjeguar se ai dhe Leao nuk iu bashkuan ekipit pasi ata tashmë kishin marrë instruksionet e duhura kur u futën nga banka.
Gazzetta shton se pronari i Milanit, Gerry Cardinale e pa incidentin nga shkallët e stadiumit ‘Stadio Olimpico’ por nuk foli me ekipin para apo pas ndeshjes.
Në fakt as vet Fonseca nuk e ka paraqitur si një problem këtë çështje, duke thënë se gjithçka është në rregull sa i përket raportit të tij me dy lojtarët.
Theo dhe Leao do të luajnë tani me kombëtaret e tyre respektive ndërsa pas pauzës me kombëtare do të shpresojnë të rikthehen tek fitoret me Milanin që ka mbledhur vetëm dy pikë pas tri ndeshjeve të para në Serie