Rafael Leao bën gati valixhet, Jorge Mendes ia ka gjetur skuadrën e re.
Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao është në qendër të kritikave pas veprimit të tij në ndeshjen me Lazion.
Leao e nisi ndeshjen nga stoli dhe pas inkuadrimit injoroi udhëzimet e trajnerit Fonseca duke shkaktuar reagime të shumta.
Edhe pse drejtuesit nuk e ndëshkuan Leaon për veprimin e bërë, mes tyre ka krisje dhe Jorge Mendes ka nisur tashmë bisedimet me skuadrën e re.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Mendes ka nisur bisedimet me Joan Laportan për transferimin e Leaos verën e ardhshme te Barcelona.
Barcelona tentoi afrimin e Leaos gjatë kësaj vere, por problemet financiare e pamundësuan transferimin e portugezit në Camp Nou.