Oferta tunduese ka arritur, Calhanoglu largohet nga Interi.
Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu është njëri nga lojtarët më të kërkuar në treg, falë paraqitjeve mbreslënëse me zikaltërit.
Calhanoglu ka kontratë me Interin deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 50 milionë euro.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Manchester United synon transferimin e Calhanoglut në merkaton e janarit.
Djajtë e Kuq janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro për kartonin e turkut, ofertë të cilën zikaltërit vështirë se do ta refuzojnë.