Në Serie A mund të vijë shumë shpejt shkarkimi i parë i sezonit.
Bologna duket se është pakënaqur me Italiano-n dhe duket se ka zgjedhur Sarri-n si zëvendësuesin e tij.
Pas lamtumirës së Thiago Motta-s, duket se entuziazmi është shuar te kuqeblutë, që në këtë sezon do të luajnë edhe në Champions League.
Fillimi i sezonit nuk ka qenë ai që pritej, dy barazime me Udinese-n dhe Empoli-n dhe humbje e pastër kundër Napoli-t.
Pas ndeshjeve të kombëtareve, Bologna do të përballet me Como-n, dhe në rast të një humbje, Italiano mund të shkarkohet dhe të zëvendësohet nga Sarri.