Lajm bombastik, Lautaro largohet nga Interi për 100 milionë euro.
Lautaro Martinez, është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë për momentin.
Argjentinasi sezonin e shkuar realizoi 27 gola dhe 7 asistime në 44 ndeshje të luajtura me Interin.
Kontrata e tij me zikaltërit skadon në vitin 2029, por sipas raportimeve të fundit gjiganti europian synon transferimin e Lautaros në vitin 2025.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se PSG është e gatshme të ofrojë 100 milionë euro për Lautaron verën e ardhshme.
Mbetet ta shohim nëse Inter do të mund ti rezistojë ofertës faraonike të Parisienëve.