Një tjetër kryevepër nga Marotta.
Interi vazhdon të jetë shumë e dhënë pas transferimeve me parametra zero dhe duket se një tjetër lojtarë që i përfundon kontrata është futur në radarët e zikaltërve.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Marotta synon transferimin e Jonathan Tah verën e ardhshme me parametra zero.
Tah është futur në vitin e fundit të kontratës me Bayer Leverkusen dhe Marotta synon ta transferojë gjermanin në Milano.