Lajm bombastik, Kristjan Asllani largohet nga Interi.
Mesfushori i kombëtares, Kristjan Asllani ka luajtur vetëm 115 minuta me Interin në sezonin e ri dhe zërat për largimin e tij nga Meazza sa vijnë e shtohen.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se gjiganti europian dëshiron transferimin e Asllanit në merkaton e janarit.
Sipas Calciomercato, Luis Enrique ia ka kërkuar drejtuesve të PSG transferimin e Asllanit në merkaton e janarit dhe Parisienët janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë euro.