Lajm bombastik: Allegri merr drejtimin e gjigantit italian

Lajm bombastik, Massimiliano Allegri rikthehet në Serie A.

Massimiliano Allegri u largua gjatë kësaj vere nga Juventusi dhe aktualisht është pa skuadër.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Allegri mund të rikthehet së shpejti në Serie A, tek një tjetër gjigant italian.

Sipas Calciomercato, drejtuesit e Romës e kanë piketuar Allegrin si zëvendësuesin e Daniele De Rossit, pas startit katastrofal.

Roma ka grumbulluar vetëm tre pikë në katër ndeshje të luajtura dhe renditet në pozitën e 16-të.

Në rast se rezultatet nuk ndryshojnë, Giallorosët do ta shkarkojnë De Rossin dhe Allegri është kandidati kryesorë për ta zëvendësuar atë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here