Lajm bombastik nga Italia, Mauro Icardi rikthehet në Serie A.
Emri i Mauro Icardit qarkullon prej muajsh në ambientet e klubeve kryesore italiane.
Sulmuesi argjentinas ka gjetur përsëri formën e tij më të mirë dhe duket se po afron koha që ai të kthehet përsëri në kampionatin ku u bë i famshëm, edhe pse po ia kalon mjaft mirë aktualisht me Galatasaray ku u shpall kampion.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bobmastik duke raportuar se Mauro Icardi mund të rikthehet në Serie A, pasiqë gjiganti italian dëshiron shërbimet e argjentinasit.
Bëhet fjalë për Juventusin, me Biankonerët që janë në kërkim të përforcimeve për repartin e sulmit.
Giuntoli dëshiron që t’i jep Mottas më tepër opsione në sulm dhe synon huazimin e Icardit në merkaton e janarit.