Fonseca bën gati valixhet, Milan arrin marrëveshje me trajnerin e ri

Lajm bombastik nga Italia, Milan arrin marrëveshje me trajnerin e ri.

Paulo Fonseca nuk e ka nisur aspak mirë aventurën e tij me Milanin, duke marrë vetëm pesë pikë në katër ndeshje të luajtura.

Rosonerët mbrëmë u turpëruan nga Liverpooli në Champions League dhe drejtuesit kanë vendosur për shkarkimin e Fonsecas.

Calciomercato ka lëshuar sot një lajm bombastik, duke raportuar se Milan e ka gjetur trajnerin e ri.

Sipas Calciomercato, Massimiliano Allegri i ka thënë po Milanit dhe se ditët në vijim pritet të finalizohet marrëveshja.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here