Dridhet Interi, Ancelotti transferon yllin e zikaltërve te Reali për €80m

Ancelotti transferon yllin e Interit te Reali.

Alessandro Bastoni në shënjestrën e Realit. Calciomercato, shkruan se Carlo Ancelotti i ka kërkuar Florentino Perezit një mbrojtës verën e ardhshme dhe ylli i Inter-it është një nga objektivat kryesorë.

Si gjithmonë, klubi zikaltër nuk ia mbyll dyert një lamtumire të mundshme, por bën të ditur se një transferim do të jetë i mundur vetëm për një ofertë të madhe, pra të paktën tetëdhjetë milionë euro.

Los Blancos janë të gatshëm të ofrojnë shumën e kërkuar nga Interi dhe për Bastonin ky sezon sipas të gjitha gjasave do të jetë i fundit me fanellën zikaltër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here