Lajm bombastik, Dybala transferohet tek gjiganti italian me kosto zero

Paulo Dybala largohet nga Roma, por mbetet në Serie A.

Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala, shkëlqeu me Romën sezonin që lamë pas duke realizuar 16 gola dhe 10 asistime në 39 ndeshje të luajtura.

Këtë sezon argjentinasi nuk e ka gjetur ende rrjetën, ndërsa kontrata me Romën i skadon verën e ardhshme.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Inter synon transferimin e Dybalas verën e ardhshme me parametra zero.

Marotta është mjeshtër i afrimeve falas dhe e ka piketuar Dybalan si përforcimin e parë për verën e ardhshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here