Një tjetër kryevepër nga Marotta.
Interi vazhdon të jetë shumë i dhënë pas transferimeve me parametra zero dhe duket se një tjetër lojtarë që i përfundon kontrata është futur në radarët e zikaltërve.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Marotta synon transferimin e Paulo Dybala verën e ardhshme me parametra zero.
Dybala është futur në vitin e fundit të kontratës me Romën dhe Marotta synon ta transferojë argjentinasin në Milano.