Inter ka gjetur pasardhësin e Barellas.
Nicolo Barella prej shumë vitesh është në shënjestrën e klubeve kryesore të Europës.
Pozicioni i Inter-it është gjithmonë i njëjti: të gjithë yjet e ekipit do të shiten vetëm para ofertave të mëdha. Kështu do të jetë edhe për Barella-n.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Florentino Perez është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për kartonin e Barellas.
Ancelotti e ka piketuar Barellan si zëvendësuesin ideal të Kross dhe Perez është i gatshëm tia plotësojë dëshirën trajnerit italian.
Ndërkohë Marotta e ka piketuar tashmë zëvendësuesin ideal të Barellas dhe ai luan tek rivalët e Realit.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Atletico Madrid, Pablo Barrios, i cili ka tërhequr vëmendjen e zikaltërve me paraqitjet e tij.
Spanjolli ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2028, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 30 milionë euro.