Oferta faraonike ka arritur, Thuram dhe Bremer largohen nga Serie A.
Marcus Thuram dhe Gleison Bremer, konsiderohen si lojtarët më të mirë në Serie A në rrolin e tyre.
Thuram e ka nisur shkëlqyeshëm sezonin e ri duke realizuar 4 gola dhe 2 asistime në 6 paraqitje.
Bremer gjithashtu po vijon me formën e shkëlqyeshme te Juventusi dhe interesimi për shërbimet e tij është i madh.
Portali i njohur anglez Team Talk, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Liverpooli verën e ardhshme synon transferimin e Thuram dhe Bremer.
Reds janë të gatshëm të ofrojnë 150 milionë euro për dyshen e Serie A, 80 milionë euro për Thuram dhe 70 milionë euro për Bremer.
Inter e mori Thuram me parametra zero dhe zikaltërit do ta kenë të vështirë ta refuzojnë ofertën e Liverpoolit.