E bujshme: Milan transferon yllin e Newcastle në merkaton e janarit

Rosonerët kanë gati super goditjen për merkaton e janarit.

Milan nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri duke marrë dy fitore, dy barazime dhe një humbje në pesë ndeshje të luajtura.

Drejtuesit janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime, në mënyrë që Fonseca të ketë më tepër opsione.

Sipas së përditshmes britanike The Sun, mbrojtësi i Newcastle, Kieran Trippier ka përfunduar në shënjestrën e Milanit.

Trippier nuk është i kënaqur me statusin e tij te Newcastle dhe dëshiron largimin St James Park.

Nga kjo mundësi kërkojnë të përfitojnë Rosonerët dhe së shpejti pritet që të nisin bisedimet me agjentin e anglezit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here