De Vrij largohet nga Interi, por mbetet në Serie A.
Mbrojtësi i Interit, Stefan De Vrij, pritet të largohet nga Meazza verën e ardhshme pas 7 sezoneve me fanellën zikaltër.
Holandezit i skadon kontrata me Interin në fund të sezonit dhe Neroaxurët nuk planifikojnë rinovimin me 32-vjeçarin.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se De Vrij do të mbetet në Serie A.
Sipas Calciomercato, Roma synon transferimin e De Vrij verën e ardhshme me parametra zero.