E kërkon City, Inter i vendos çmimin Barellas

Inter i vendos çmimin Barellas.

Nicolo Barella prej shumë vitesh është në shënjestrën e klubeve kryesore të Europës.

Pozicioni i Inter-it është gjithmonë i njëjti: të gjithë yjet e ekipit do të shiten vetëm para ofertave të mëdha. Kështu do të jetë edhe për Barella-n.

Ditët e fundit është raportuar se Manchester City e ka piketuar Barellan si zëvendësuesin e Rodrit.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se zikaltërit janë të hapur ta lënë të lirë Barellan, nëse në adresë të klubit arrin një ofertë prej më së paku 80 milionë eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here