Derbi në merkato, Inter dhe Juventus në garë për yllin 50 milionësh.
Jemi mësuar që derbi mes Interit dhe Juventusit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.
Dy gjigantët italian janë në kërkim të një mesfushori, teksa është pikërisht ky i fundit që do të bëhet “mollë sherri” verën e ardhshme.
Sipas Calciomercato, Inter dhe Juventus verën e ardhshme do të duelojnë për shërbimet e mesfushorit të Arsenalit, Thomas Partey.
Arsenali e bleu Partey nga Atletico për 50 milionë euro, ndërsa verën e ardhshme i skadon kontrata me Topçinjtë dhe do të jetë futbollist i lirë.