Lajm bombastik: Inter ka gjetur zëvendësuesin e Inzaghit

Inter e ka gjetur trajnerin e ri!

Simone Inzaghi, e ardhmja në Premier League? Nga Anglia vijnë zërat e parë për trajnerin aktual të Interit, i cili deri më sot shfaqet i vendosur në pankinën zikaltër.

Megjithatë, mediat britanike e lidhin ish-trajnerin e Lazios me Manchester United, klubin e njohur nag “Old Trafford”, gati për “t’i dhënë duart” Erik Ten Hag.

Sipas shtypit anglez, trajneri i Interit është në krye të listës së dëshirave të “Djajve të Kuq” për periudhën pas Ten Hag.

Mediat spanjolle, nga ana tjetër kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter e ka gjetur tashmë pasardhësin e Inzaghit.

Bëhet fjalë për trajnerin aktual të Atletico Madrid, Diego Simeone, i cili më parë ka luajtur me fanellën e Interit.

Simeone ka qenë edhe më parë i lidhur me Interin, ndërsa kontrata me Atleticon i skadon në vitin 2027.

Argjentinasi është i gatshëm ta shkëpus kontratën me Atleticon për tu rikthehyer në Milano.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here