Lajm bombastik, Juventus transferon yllin e kombëtares.
Pas lëndimit të rëndë të pësuar nga Bremer, Juventusi tashmë është vënë në ndjekje të një zëvendësuesi të gatshëm gjatë merkatos së janarit. Klubi bardhezi ka nevojë për një lojtar të gatshëm, i cili mund të garantojë kontributin e tij menjëherë dhe që është në përputhje me filozofinë e lojës së trajnerit Motta.
Kërkohet një lojtar ende shumë nën pragun e 30 viteve mbi supe, i pranueshëm ekonomikisht. Dhe, në të njëjtën kohë, që nuk bie ndesh me politikën e racionalizimit të kostove, as në nivelin e formulës së funksionimit, as në nivelin e pagës, të imponuar nga momenti historic bardhezi.
Të gjitha këto karakteristika çojnë te Ardian Ismajli, mbrojtësi shqiptar i Empolit, i cili gjithnjë e më shumë është vënë në radarin e skautëve të Juventusit. Emri i qendërmbrojtësit shqiptar po ngjitet me shpejtësi në hierarki, lojtari ka qenë prej kohësh një nga profilet e ndjekur me kujdes nga skautingu i Juventusit.
Ditët e fundit, presioni i “Zonjës së Vjetër” në këtë drejtim është bërë gjithnjë e më intensiv. Ismajli u ndoq nga afër prej Giuntolit në “Olimpico”, gjatë ndeshjes së fundit Lazio-Empoli. Edhe mbrëmjen e sotme, skautët e Juventusit do të jenë në Pragë për ta parë lojtarin “live” në aksion, në kualifikuesen e Ligës së Kombeve, Çeki-Shqipëri.
Elementet që i “shkelin syrin” operacionit të mundshëm janë të shumtë, përfshijnë edhe fleksibilitetin e shqiptarit, fizikisht solid dhe i pajisur me teknikë të mirë bazë, deri në atë pikë sa ka luajtur disa herë në karrierën e tij edhe si mbrojtës i djathtë.
Shqiptari është element kyç tek Empoli, ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, por klubi toskan nuk do t’ia mohonte mundësinë për të bërë një hap përpara në karrierën e tij, për sa kohë që merr shpërblimin e duhur në këmbim. Këtë e raporton “Tuttosport”.