E bujshme: Jonathan Tah transferohet në Serie A në merkaton e janarit

Jonathan Tah tek gjiganti italian.

Mbrojtësi i Bayer Leverkusen, Jonathan Tah, është mjaftë i përfolur javët e fundit në mediat sportive, pasiqë kontrata i skadon në fund të sezonit.

Interesim për Tah kanë shfaqur disa gjigantë europian si Inter dhe Barcelona, por sipas raportimeve të fundit në garë është përfshirë edhe Juventusi.

Sipas Gazzetta dello Sport, Giuntoli synon afrimin e Tah që në merkaton e janarit.

Vlera e Tah në treg është 30 milionë euro, por Juventus mund ta transferojë gjermanin për 10-15 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here