Derbi në merkato i takon Juves.
Jemi mësuar që derbi mes Juventusit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.
Dy gjigantët italian janë në kërkim të një mbrojtësi, teksa është pikërisht ky i fundit që është bërë “mollë sherri”.
Sipas Calciomercato, Juventus dhe Inter janë në garë për mbrojtësin e Bayer Leverkusen, Jonathan Tah, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.
Interesim për Tah fillimisht ka shfaqur Interi, me Marottan që synon afrimin e gjermanit me parametra zero verën e ardhshme.
Por sipas raportimeve të fundit, Giuntoli synon afrimin e Tah që në janar, pas lëndimit të Bremer.
Për kartonin e gjermanit, Biankonerët janë të gatshëm të ofrojnë rreth 15 milionë euro.