Oaktree ka vendosur se cili yll do të sakrifikohet.
Pozicioni i Inter-it është gjithmonë i njëjti: të gjithë yjet e ekipit do të shiten vetëm para ofertave të mëdha.
Edhe me ardhjen e Oaktree në krye, politika e Interit mbetet e njejtë dhe verën e ardhshme zikaltërit do të humbasin një yll.
Sipas Calciomercato, Oaktree ka vendosur që verën e ardhshme lojtari i sakrifikuar të jetë Hakan Calhanoglu.
Interesi për mesfushorin turk është mjaftë i madh dhe verën e ardhshme Calhanoglu do të shitet për 50 milionë euro.